Luis Suarez: Brazili, favoriti kryesor për të fituar botërorin
Luis Suarez, i cili bashkë me Edinson Kavanin do të formojë ndoshta dyshen sulmuese më spektakolare të botërorit "Brazil 2014", për Uruguajin flet në lidhje me kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik të vitit.“Natyrisht që në një Kupë Bote ka gjithmonë disa kandidatë më të kuotuar. Brazili është favoriti i madh këtë herë, pasi janë të zotët e shtëpisë, ndaj dhe duan të fitojnë me çdo kusht. Gjithashtu, favorite mund të konsiderohet edhe Argjentina, pasi kanë një nga lojtarët më të mirë në botë dhe kanë luajtur shumë mirë në fazën eliminatore.Por, njerëzit nuk mund të përjashtojnë as Uruguajin, apo dhe skuadra të tjera si Spanja, Gjermania, Italia apo Anglia”, – u shpreh Suarez. Suarez është sulmuesi i cili është nga favoritët për të fituar "këpucën e artë" në këtë kompeticion, pasi vlerat e tij si goleador, dihen tashmë.