Metodë e re në klinikën Vivia, trajtime mjekësore për tu ndjerë më të rinj

Sillet për herë të parë në Shqipëri, në klinikën "Vivia", metoda më moderne e cila gjen zgjidhjen për të gjithë ata persona të cilët duan të duken më të rinj.Trajtimi, i cili të bën të dukesh 10 vjet më i ri, mundësohet nga rrezet lazer Fraxel, të cilat depërtojnë nën lëkurën e fytyrës, së qafës, pjesës së dekoltesë ose duarve.Dermatologu Antonio Ortega Gomez, i cili ka aplikuar këtë metodë për herë të parë në 2007-në në Madrid, tregon diçka më shumë rreth Fraxel, si ekskluzivitet i klinikës "Vivia".Dermatologu Gomez pohon se kjo është një metodë jo vetëm për personat në moshë, por edhe për moshat e reja të cilët kanë probleme me njollat në fytyrë.Klinika "Vivia" u krijon në këtë mënyrë rininë për të gjithë personat e interesuar, në një kohë afatgjate dhe pa efekte anësore.