Dhuna në fëmijëri, studimi: Reflektim negativ gjatë jetës

Përvojat negative gjatë fëmijërisë ndikojnë në sjellje shëndetësore të rrezikshme si duhanpirja, alkooli, drogat dhe tentativat për vetvrasje.Drejtori i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero, theksoi se fëmijët e dhunuar apo edhe ata që kanë dëshmuar dhunë në familje, janë më të prekur nga kjo dukuri në moshë madhore.Dinesh Sethi, përfaqësues i programit për parandalimin e dhunës i zyrës rajonale për Europën shprehu domosdoshmërinë e marrjes së masave për të parandaluar këto raste, që në Shqipëri janë në rritje.Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të studimit "Prevalenca e përvojave negative gjatë fëmijërisë tek të rinjtë shqiptarë", nga ku rezultoi se prevalenca e abuzimit fizik gjatë fëmijërisë në Shqipëri ishte më e lartë krahasuar me disa vende të tjera të Europës.Sipas studimit meshkujt janë më të ekspozuar ndaj kësaj dhune dhe i refektojnë më shumë pasojat e saj.