Miratohet ligji për SHIU-n, debate në Kuvend
Mazhorana dhe opozita janë përpalsur ashpër në seancë plenare gjatë diskutimit të projketligjit për Agjencinë e Mbrojtjes së Inteligjencës.Opozita në Kuvend ka akuzuar Minsitrin Imami, se me dakordësinë e Kryeministrit po përgjon opozitën dhe Ambasadat në Tiranë, ndërsa Taulant Balla tha se ngritja e agjencisë i shërben drejtpërdrejt Qeverisë në fushatën elektorale. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Ministri i Mbrotjes Arben Imami, i cili tha se nuk janë kryer dhe nuk kryhen përgjime të tilla. Ligji tha Imami vjen në përputhje me standardet e NATO-s.“Në këtë seancë pr/ligji është po aq e dyshimtë sa sjellja e kësaj qeverie për ngritjen e institucionit, që ka të njëjtat problemet, por problemet e vjetra përpiqet ti mbulojë me ngritjen e një projektligji. Prej muaj ky institucion është vënë në shërbim të kryeminsitrit në shërbim të opozitës dhe të ambasadavbe të huaja. Pr/ligji është një përjekje e Arben Imamit për të fshehur urdhërat, nga dy cështje: 1. Përgjimi i opozitës dhe ambasdorëve. 2. Armatimi antikushtetuesi shërbimit informativ. Synohet që përmes këtij projektlifggji të mbrohet me ligj kontrolli parlamentar i këtij institucioni. Synohet që drejtori që do zgjidhet në detyrë ti jepet një mandat kushtetues, në mënyrë që qeveria e ardhshme të mos ketë asnjë mënyrë të kryejë një funksion normal të këtë institucion” theksoi Balla.“Vazhdon shpifja e opozitës se ministria e mbrojtjes përgjon opozitën dhe ambasadat. Unë dua t`ju them se nuk jemi në kohën e Traktatit të Varshavës. Përgjime të kësaj natyre nuk janë bërë dhe nuk do të bëhen ndonjëherë. Ky ligj i ri është përmbyllja e një reforme” tha Imami.Po ashtu mazhoranca dhe opozita ka debatuar ashpër edhe për ligjin e përgjimit të telekomunikimeve.Pas debateve mes palëve Kuvendi ka miratuar me shumicë të thjeshtë të votave projektligjin "Për pergjimin e telekomunikimeve" me 68 vota pro dhe 50 kundër si dhe projketligjin "Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes" me 68 vota pro, 48 kundër dhe një abstenim.