Rama: Censusi nuk nxorri nivelin e vërtetë të papunësisë
Partia Socialiste i ka qarë hallin shtresës më mbështetëse të saj, moshës së tretë. Duke sfiduar të ftohtin te Liqeni, kreu i selisë rozë Edi Rama ka shpalosur programin e kësaj partie për këtë grup të popullsisë.Përtej kërkesave dhe pretendimeve përfaqësuesit e pensionistëve kanë mbështetur pikat e programit të PS-së, duke konfirmuar lidhjen emocionale që kjo forcë ka me këtë shtresë.Rama ka vënë në dukje problematikën më të madhe që vërehet në këtë grupmoshë, raportet e papërballueshme në lidhje me atë që marrin pensionistët me çmimet në treg.“Censusi nuk publikoi nivelin e vërtetë të papunësisë pasi kjo është një shifër rrënqethëse.Nuk ka njerëz më të vuajtur në Shqipëri për shkak të keq-qeverisjes se sa pensionistët. Sot 70% e pensionistëve fitojnë një pension minimal. Shtrenjtimi i jetës është shumëfishuar vit pas vit. Nga viti 2008 deri më sot pensionet për qytetin kanë pësuruar rritje prej 18% ndërsa çmimet janë rritur me 50%” shtoi Rama.