Bregu: Rama ky anti-shqiptar, bllokoi statusin për Shqipërinë
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka akuzuar drejtëpërdrejt kryesocialistin, Edi Rama, si shkaktarin e mosmarrjes së statusit të kandidatit të vendit në BE.Gjatë një deklarate për mediat zonja. Bregu tha se sërish Komisioni Europian, i kërkon Shqipërisë të miratoje tre ligjet, në mënyrë që Shqipërisë ti jepet ky status, por opozita tha ajo nuk i bashkohet votës në parlamentin shqiptar për këto kushte.“Për dy vite rresht Rama bllokoi integrimin e Shqipërisë duke mos miratuar 3 ligjet e kërkuara. Opozita nuk votoi asnjë nga rekomandimet e BE-së. Rama për dy vite rresht bllokoi dhe nuk votoi heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë. E vetmja mënyrë e tij është shkatërrimi. Po ashtu edhe PE në rezolutën e sotme thotë se Shqipërisë i duhet dhënë statusi por me kusht plotësimin e reformave, pra sërish 3 kushtet. Të gjithë janë pro Shqipërisë, Rama është i vetmi kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rama bllokon dhe opozita nuk voton se e vetmja strategji është e shkatërrimit, kaq ka në dorë e kaq bën njësoj si diktatori, ashtu edhe ai dënon shqiptarët se ata kanë vendosur që mos jetë Rama fitues”- tha Bregu.Zonja Bregu e ka cilësuar qëndrimin e kreut të opozitës si antishqiptar, që do të marrë përgjigjen e duhur nga vota e qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet parlamenatre të 23 qershorit.Dy ditë më parë Bashkimi Europian nuk dha statusin e kandidat të Shqipërisë në BE, duke lënë si kusht për këtë hap miratimin e tre ligjeve të cilësuara nga parlamenti shqiptar.