Ministri Panariti takon ambasadorin malazez

Ministri i Jashtëm Edmond Panariti ka zhilluar një takim me ambasadorin e Malit të Zi në Tiranë Ferhat Dinosha.Bashkëpunimi dypalësh, zgjerimi e konkretizimi i tij i mëtejshëm, ishin temat kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi.Ministri Panariti, në fjalën e tij, e vuri theksin te marrëdhëniet e konsoliduara dhe të shumëanshme mes dy vendeve tona. Ai rikonfirmoi se Shqipëria dëshiron bashkëpunim të ngushtë me Malin e Zi dhe vlerësoi se kjo i shërben njëherësh frymës progresive dhe paqes e sigurisë në rajon, por edhe në mënyrë të veçantë, interesave të përbashkëta të integrimit rajonal dhe evropian.Gjatë takimit, vemendje iu kushtua bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, për të cilën, palët konkluduan se duhen organizuar më shumë aktivitete promovuese të potencialeve ekonomike të të dy vendeve tona, sidomos në fushën e Tregtisë dhe të Turizmit.