Ekstradohet nga Italia i kërkuari për plagosje
Një 32-vjeçar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një personi.Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana kreu ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të32-vjeçarit Hoseantonio Quni nga Puka.Sipas informacioneve, 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dhënë masën e sigurisë " Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim".Ngjarja ka ndodhur më datën 13.09.2008 në Tiranë ku 32-vjeçari Quni në bashkëpunim me A.T kanë plagosur më thikë shtetasin E.V.Arrestimi i shtetasit Hoseantonio QuniI, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, është bërë më datën 03.03.2012, në Firenze/Itali, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.