Aksident në aksin Elbasan-Peqin, 4 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2012, 09:36
Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin.Ngjarja ka ndodhur në Murras Pajovë ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e makinave Sabik Nikolli dhe Fatos Kyrçyku dhe dy pasagjerët Mikel Hysa dhe Ilir Bodurri, që udhëtonin me mjetin e Kyrçykut.Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit ku mësohet se 2 pasagjerët ndodhen në gjendje të rëndë ndërsa dy drejtuesit e automjeteve ndodhen në gjendje më të lehtë shëndetësore.Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të ngricave në rrugë ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.