Vlorë, vritet nga kushëriri për pronën 51-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2012, 12:13
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Vlorë ku një 51-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë nga kushëriri i tij pas një konflikti me këtë të fundit për pronënNgjarja e rëndë është shënuar në fshatin Gjorm ku 51-vjeçari Nuri Seferi është qëlluar me armë zjarri nga kushëriri i tij Çerçiz Seferi i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja pas krimit.Mësohet se 51-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës por ka ndërruar jetë gjatë rrugës si pasojë e hemoragjisë.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje po vijon kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes si dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.