Censusi, Pollo: Asnjë surprizë rreth etnisë, 83 % janë deklaruar shqiptarë
Ministri i Inovacionit Genc Pollo ka publikuar sot të dhënat zyrtare të censusit të popullsisë duke theksuar se vendi ynë ka 2.82 milionë banorë, një ulje e popullsisë që ka të bëjë me rritjen e emigracionit dhe rënien e lindshmërisë."Me këtë rast bej apel për reformën në sigurimet shoqërore e bllokuar nga opozita dhe për të cilën ndonëse flitet më pak se për tre ligjet e KE nuk është më pak e rëndësishme. Ne kemi sot popullsi rezidentë në zonat urbane më shumë se rurale, rritje të shpejtë të ndërtesave dhe rritje te zhvillimit" tha Pollo.Gjithashtu sipas ministrit Pollo pyetjes në formularin e censusit që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptarë 83 % e të pyeturve duke mos pasur supriza sa i përket përkatësisë etnike.“14 përqind e tyre nuk kanë preferuar të deklarohen ndërsa 99 përqind e të pyeturve e deklarojnë shqipen gjuhën e nënës” tha Pollo.Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve të mbledhura nga censusi tregojnë se 56.7 % janë deklaruar si myslimanë, 10.3 % katolikë, 6.75 % ortodoksë dhe 2.90 % bektashinj.Një e dhënë tjetër interesante lidhet me përkatësinë etnike në Shqipëri për të cilin ka patur debate të vazhdueshme. 0,87 % është numri atyre që e kanë deklaruar kombësinë si greke ndërsa 0,2 % janë deklaruar me kombësi maqedonase, 0.87 % grekë dhe 0.30 % romë.