Fokus Media Group i jep Ora News 2 çmime
Si çdo vit, Fokus Media Group shpërndan çmimet e internetit për disa fusha të ndryshme, si psh imazhi i vitit, spektakli origjinal, emisioni politik etj.Ende pa u mbyllur mire 2012, RTV Ora News ka rrembyer plot dy çmime, atë të Televizionit Informativ më të mirë dhe Dyshja më e mirë. Për të cilin ishin bashkangjitur fjalët "Ora News, ekrani i informimit në 24 orë. Shpejtësia e lajmit dhe investimi teknologjik".Çmimi i dytë i takon dyshes dinamike të emisionit "Start". Emisioni "Start" vjen çdo mesnatë nën drejtimin e moderatorve Ermal Peçi dhe Dajana Shabani. "Start" vjen live çdo mbrëmje në orën 00:30 ndërsa të premten ora 00:00. I gjithë emisioni vjen si një gërshetim i komunikimit interaktiv me publikun si dhe materialeve informative më të rëndësishme të ditës që lihet pas. Formula e suksesshme e një programi që arrin t'ju informojë por edhe t'ju argetojë deri në orën 01 : 55.Vlen për t'u përmendur edhe çmimi i "Penës Editoriale" dhënë Mustafa Nanos, drejtuesit të emisionit të ri në Ora News, Jamais Vu.