Një status të ri për Liqenin e Tiranës, ambientalistët: Të shpallet zonë e mbrojtur

Me lajtmotivin "Jepini liqenit statusin ‘zonë e mbrojtur'" ambientalistët kanë rrethuar në mënyrë simbolike parkun artificial të Tiranës, për ruajtjen e tij nga prerja e pyjeve.Nisma e Sazan Gurit, lëvizja për mbrojtjen e hapsirës së gjelbër, u mblodh për të kujtuar hapësirën e gjelbërimit që duhet të ekzistojë për person dhe krahasimet me vendet europiane.Ai ju drejtua vendimmarrësve, kryetarit të komisionit të mjedisit, të ligjeve dhe Ministrit të Turizmit, për situatën e mjedisit në vend.Ambiemntalisti Guri bëri përgjegjës edhe të gjithë qytetarët, duke i kërkuar mbrojtjen e pyjeve dhe mosprerjen e druve.Kjo lëvizje e nisur prej kohësh, ngre edhe njëherë domosdoshmërinë për vendosjen e statusit zonë e mbrojtur e kategorisë së katërt, për mbrojtjen nga ndërtimet dhe prerja e pyjeve.