Pushteti vendor, Meta: Me rëndësi të vijohet me reformën e decentralizimit

Qarku i Beratit nuk ka marrë investime të mjaftueshme. Në konferencën e vendorëve kreu i LSI-së Ilir Meta u shpreh se qeveria nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur  infrastrukturës së qytetit. Ilir Meta gjithashtu kundërshtoi uljen e numrit të mandateve në Berat. Në fjalën e tij, kreu i LSI-së Ilir Meta kërkoi të ecet përpara me reformën e decentralizimit të pushtetit vendor."Ne jemi për reformat ë vërteta dhe jo për reforma në letra.  Ku unë kam bërë reformën e decentralizimit e kam bërë me bindje të plotë por pas 12 vjetësh shohim që kjo reformë po bllokohet dhe këtë e kanë përjetuar më tepër kryetarët e bashkive dhe komunave që janë në vështirësi për të realizuar edhe shërbime më jetike dhe më esenciale për komunitetin. Prandal LSI-ja nëpërmjet edhe dy ministrave të cilët ndodhen në qeveri duhet të mbështesë më fort ecurinë e decentralizimit të pushtetit vendor” tha Meta.Duke nënvizuar se puna e disa të zgjedhurve vendorë ka hasur në pengesa selektive, Meta ka siguruar se fuqia transformuese e individëve është më vendimtare se sa një grant qeverie, për të qënë i zgjedhuri i bashkisë apo komunës.“Ne si LSI edhe në parlament edhe në qeverisje mbështesim më fortë ecurinë e decentralizimit të pushtetit vendor. Kompetencat janë mjaft të rëndësishme, por njerëzit janë edhe më të rëndësishëm. Ne kemi raste kur edhe për arsye preferenciale mund të jetë mbështetur një kryetar komune a bashkie, por edhe pse kanë patur grante nga qeveria kanë humbur disa njerëz. Prandaj duhet vlerësuar fuqia transformuese e individëve”, tha ai.Gjithashtu, Meta kërkoi nga të zgjedhurit vendor të LSI-së të bëjnë të mundur edhe rritjen e punësimit në zonat e tyre."Krijimi i vendeve të punës është një çështje që I takon edhe të zgjedhurve vendor. Duhet t`i ofrohet mbështetje investitorëve në mënyrë që  bëhet e mundur edhe krijimi i vendeve të reja të punës” tha Meta.Ndërsa nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani theksoi se në krye të objektivave të Lëvizjes Socialiste për Integrim është administrimi publik.“Kur kërkojmë të zgjedhim pushtetin vendor nuk kërkojmë të zgjedhim politikanin pasi këto dy çështje janë shumë të ndryshme njëra me tjetrën" tha Manjani.