Arvizu takon Kryeprokurorin, takimi i parë pas marrjes së detyrës së Llallës

Prokurori i ri i përgjithshëm, Adriatik Llalla ka pritur në zyrën e tij për herë të parë që nga marrja e detyrës, ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ambasadori Arvizu mbërriti në Prokurori rreth orës 16:30, ndërsa takimi zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua pa praninë e kamerave.Pas takimit ambasadori Arvizu nuk dha asnjë prononcim për mediat që e priten në dalje të Prokurorisë së Përgjithshme.Mësohet se kreu i organit të akuzës i ka premtuar Kryediplomatit amerikan se do të punojë për forcimin e insitucionit së Prokurorisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Ai ka kërkuar mbështetjen e Ambasadës amerikane në arritjen e këtyre objektivave.Kuvendi miratoi pak ditë më parë me 75 vota pro dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e Adriatik Llallës në postin e Prokurorit të Përgjithshëm.Pas marrjes së detyrës nga Llalla, Ambasada amerikane ne Tiranë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp tha se e mbështeste në përpjekjen e tij luftën ndaj korrupsionit dhe i kërkonte mbylljen e procesit të 21 janarit.Më 3 dhjetor Presidenti Nishani dekretoi Adriatik Llallën në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës.Në relacionin shoqërues të dekretit presidencial, Nishani vlerësonte eksperiencën e gjatë të tij në strukturat e organit më të lartë të akuzës në vend, ku ai ka kryer detyra të ndryshme