Publikohen të dhënat e censusit, 82,58% e popullsisë 0,87% grekë
Në Shqipëri ka vetëm vetëm 0.87 % të popullsisë greke. Të paktën ky është rezultati në të dhënat e Censusit aq të debatuar të realizuar gjatë vitit 2011.Ndërkohë që 83 % e popullsisë është deklaruar si shqiptare. Interesant është fakti se 99% e të pyeturve e deklarojnë shqipen si gjuhën e nënës. Ndërkohë që vlen të përmendet se refuzimi i përgjigjeve në lidhje me besimin fetar dhe etninë kanë qenë më të lartat, duke kapur shifrën e 15 % të të pyeturve.Ndërkohë që në bazë të besimit fetar shqiptarët janë të ndarë në këtë mënyrë.“Në bazë të censusit në Shqipëri janë 2. 82 milionë banorë, nga të cilët 83% janë deklaruar shqiptarë, ndërsa 14 % nuk janë deklaruar. Po kështu 56.87 janë deklaruar myslimanë, 10.3 katolikë, 0.87 % kanë deklaruar se janë grekë, 0.30 % kanë deklaruar se janë romë dhe 0.20 % kanë deklaruar se janë maqedonas”tha Nurja.Një tjetër e dhënë interesante në rezultatet përfundimtare të Censusit është edhe rerzultati për anëtarët e familjeve, i cili është ulur në 3.9% nga 4.2 % që ka qenë në vitin 2001.