Zgjedhjet, Noka mbledh Prefektët: Të pastrohen listat nga dublimet

Ministria e brendshme fillon përgatitjen për hartimin e listave përfundimtare të zgjedhësve,për zgjedhjet e qershorit të vitit të ardhshëm.Për këtë arsye ministri Flamur Noka ka zhvilluar një takim me të gjithë prefektet e vendit,ku ka caktuar edhe detyrat për ta ku primare do të jetë pastrimi i regjistrit nga dublimet."Udhëzimi për hartimin e listave është hartuar në përputhje me kodin ligjor.  Respektimi me rigorizitet i kritetrit numerik sipas kodit duhet për çdo qendër votimi. Me rëndësi është edhe respektimi i nurmrit të caktuar të qendrave të votimit. S`do të ketë asnjë qëndër votimi mbi 1 mijë zgjedhës. Ne duhet të lehtësojmë çdo burokraci të procesit final të votimit. Duhet të punojmë për të arritur standardet më maksimale në zgjedhjet 2013-ës dhe do të bashkëpunojmë edhe me OSBE-në për procesin zgjedhor" tha Noka.Sipas ministrit Noka janë të gjitha mundësitë për një transparencë të plotë të listave të zgjedhësve."Hartimi i listave do të kalojë nëpërmjet ruajtjes së cilësisë maksimale të këtyre listave pasi ne i kemi mundësitë, teknologjike të cilat janë aplikuar në zyrën e gjendjes  civile e cila mundëson që ne të kemi mundësi për të hartuar dhe për të ruajtur listat e zgjedhësve në cilësinë absolute dhe në transparencë të plotë në këtë pjesë të procesit zgjedhor duke synuar që ne të realizojmë të gjitha detyrat që na cakton kodi" tha Noka.E pranishme në këtë takim ka qënë edhe kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi,e cila e cilësoi ndihmën e pushtetit vendor si mjaft me rwndësi për procesin zgjedhor."Jemi të angazhuar në përmbushjen e Kodit Zgjedhor dhe duhet bashkëpunim për përmbushjen me sukses të procesit zgjedhor. Bashkëpunimi ynë të jetë i frytshëm në mënyrë që të zhvillojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha Lleshi.Ministri i brendshëm këtë takim me vendorët diskutoi edhe për marrjen e maseve për situatën e vëshirë që pritet gjatë muajve të dimrit. Noka ka kërkuar zbatimin e planit të emergjencave që tashme është i miratuar nga ministria.