Korçë, dhunoi gruan shtatzënë, tenton të vetëvritet në burg

Tenton të vetëvritet në qelinë e paraburgimit Olsi Iljazi, 34-vjeçari cili dhunoi një ditë më parë bashkëshorten e tij shtatzënë.Sipas informacioneve më të fundit, 34-vjeçari qëlloi me kokë murin e qelisë së burgut por u parandalua nga gardianët të cilët e dërguan në spital ku ka marrë edhe mjekimet e nevojshme.Olsi Iljazi u arrestua dje pasi akuzohet se dhunuar gruan e tij, gjashtë muajshe shtatzënë Rudina Iljazi duke I shkaktuar asaj dëmtime të rënda.Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes çiftit për motive xhelozie, sherr I cili ka degjeneruar deri në rrahjen barbare të gruas shtatzënë.Menjëherë gruaja është dërguar në spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e saj dhe e foshnjës është jashtë rrezikut për jetën.