Nishani-gjyqtarëve: Merrni përgjegjësitë shoqërore
Presidenti i vendit dhe njëkohësisht edhe kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Bujar Nishani ka kërkuar nga gjyqtarët të marrin përgjegjësitë jo vetëm profesionale por edhe ato shoqërore.Duke folur në konferencën gjyqësore, kreu i shtetit theksoi se sistemi i drejtësisë nuk është i sëmurë por as edhe i shëndetshëm."Nuk mendoj dhe nuk besoj që ne do ta bëjmë sistemin e drejtësisë më të shëndetshëm dhe do ta konsolidojmë atë me aktorë të jashtëm. Faktori kryesor jetësor dhe i pazëvendësuseshëm për një shëndet e plotë të sistemit të drejtësisë është komuniteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve për sistemin e tyre. Padyshim aktorët e tjerë kanë një rol të rëndësishëm por ajo që t`ju kërkoja unë sot është fakti që të merni përsipër të gjitha përgjegjësitë jo vetëm profesionale të cilat janë shumë të rëndësishme por edhe përgjegjësitë shoqërore që ju takojnë, kësaj pjese të rëndësishme të elitës sonë” tha NishaniNishani ka theksuar se e ka prioritet të punës së tij komunikimin dhe bashkëpunimin me gjyqtarët, për të orientuar angazhimin e institucioneve që të kenë mundësi të influencojnë për të përsosur sistemin e drejtësisë.