PDIU:Amendamentet tona e bën censusin objektiv

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas publikimit të të dhënave zyrtare të censusit i cili nxorri se Shqipëri ka vetëm vetëm 0.87 % të popullsisë greke.Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja theksoi se amendamentet e propozuara nga kjo forcë politike arritën të shmangin skenarët e Athinës për nxjerrjen e të dhënave të rreme mbi kombësinë në Shqipëri."PDIU falenderon të gjithë qytetarët shqiptarë që ju përgjigjën thirrjes sonë për ta deklaruar veten ashtu siç janë, shqiptarë. Verifikimi i abuzimeve të mundshme, pra ballafaqimi I të dhënave të censusit me regjistrin e gjendjes civile, që ishte detyrim ligjor nga INSTAT, fal amendamenteve të PDIU ia doli të bllokojë tentativat e qarqeve antishqiptare. Amendamentet e propozuara nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë detyruan INSTAT-in që jo vetëm të hetonte çdo deklaratë për kombësinë, por edhe ti ballafaqonte ato me regjistrin për gjendjen civile. Kështu, nëse dikush gënjente për kombësinë e tij, në pyetësor, jo vetëm që ai do të dënohej me gjobën 100 mijë lekë të reja, por INSTAT do të ishte i detyruar që të përfshinte në statistikat zyrtare të dhënat e sakta, pra ato që gjenden në regjistrin kombëtar të gjendjes civile” thekson PDIU-ja.