Elbasan, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasi Uliks Zerollarin, 27-vjeç i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e ka dënuar për falsifikim dokumentash.Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 24-vjeçarin Sokol Koçi, i cili ishte dënuar për vjedhje.Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre I kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.