Ambasadori Arvizu takon kryeprokurorin e ri

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu do të takohet sot me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla.Takimi do të zhvillohet në orën 16:15 në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme ku ambasadori Arvizu do të njihet nga afër me objektivat e Adriatik Llallës në krye të institucionit më të lartë të akuzës.Ky është takimi i parë që diplomati amerikan zhvillon me Adriatik Llallën pas marrjes së detyrës si kryeprokuror i ri i vendit.Adriatik Llalla mori zyrtarisht detyrën më datën 10 dhjetor nga paraardhësja e tij Ina Rama.Në prezantimin me stafin e ri, kryeprokurori ka garantuar mbështetje për ata që parimin e tyre në detyrë kanë ndershmërinë.“Më dhanë besimin për të drejtuar këtë institucion që do e drejtojmë së bashku duke dhënë secili kontribut në fushën e tij. Do përmbushim detyrat e parashikuara në ligj. gjatë mandatit tim prioritete e mia do të jenë të motivoj prokurorët që përballen pa kompromis me krimin e korrupsionin, por edhe më tej duke marrë vendime të drejta, të pandikuara nga interesa të caktuara përfshi edhe ato politike, do jem garant i motivimit të atyre që do punojnë me përkushtim detyrën dhe do të përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze akuzën në emër të shtetit. Uroj punë të mbarë dhe besoj se së bashku do të vijojmë që prokuroria të ketë standardet e kërkuara në ligj” shtoi Llalla.Më 3 dhjetor Presidenti Nishani dekretoi Adriatik Llallën në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës. Në relacionin shoqërues të dekretit presidencial, Nishani vlerësonte eksperiencën e gjatë të tij në strukturat e organit më të lartë të akuzës në vend, ku ai ka kryer detyra të ndryshme.