Berisha në Bruksel, merr pjesë në samitin e PPE-së

Kryeministri Berisha ndodhet  në Bruksel, ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të zgjeruar të Partive Popullore Evropiane.Në Samit, axhenda e të cilit fokusohet tek përgatitjet për mbledhjen e radhës së Këshillit Evropian, marrin pjesë kryetarë shtetesh dhe kryeministra të vendeve anëtare të BE dhe atyre jo anëtare, kryetarë të partive opozitare në Evropë, anëtarë të Partive Popullore Evropiane, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Këshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe Presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.Presidenti i PPE-së Wilfried Martens është mikpritësi i Samitit, ndërsa pjesëmarrës në të janë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras,etj.