Privatizimi i Albpetrol, “Vetro Energy” paguan garancinë

Kompania “Vetro Energy”  konfirmon se do të paguaj nesër 170 milionë euro si garanci të kontratës duke i hapur rrugë privatizimit të Albpetrolit.Sipas kompanisë po diskutohet me Ministrinë e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës për modalitetet dhe së shpejti do të bëhet edhe firmosja e kontratës."Vetro Energy" ka përfunduar me ritme të përshpejtuara të raporteve me METE-n dhe ka afruar pagesën tërësore prej 850 milionë eurosh për privatizimin  e Albpetrolit” theksoi përfaqësuesi i kompanisë.Ndërkohë, data 3 dhjetor ka qenë afati i fundit për nënshkrimin e marrëveshjes për privatizimin e Albpetrolit , por kompania “Vetro Energy”  nuk depozitoi garancinë e kontratës dhe si rezultat, Ministria e Ekonomisë kërkoi nga kompania 85 milionë euro  garanci.Për privatizimin e kompanisë së naftës dhe gazit “Albpetrol” kanë shprehur interes 6 firma të huaja. Çmimet e ofruara prej tyre kanë dallime të mëdha, nga 850 milionë euro, që është oferta më e lartë e dhënë nga kompania Vetro Energy, në 52 milionë dollarë nga Gazpromi rus. Po ashtu kompania Amber Shine ofroi 790 milionë euro për “Albpetrolin” duke u renditur e dyta në tender, Bankers Petroleum ofroi 303,8 milionë euro, Consorciu Ëin Bussines ofroi 297, 6 milionë euro.