Murriqan, kapen 20 kg kanabis, arrestohen 2 persona

Policia kufitare në pikën kufitare të Murriqanit ka bërë tëm undur sekuestrimin e 20 kg kanabis ndërsa ka arrestuar 2 transportuesit e drogës.Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se droga është sekuestruar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme ndërsa janë arrestuar shtetasit  Maliq Hysenbelliu dhe Sonila Myftari nga Çorovoda.Sipas policisë lënda narkotike  u gjet e fshehur në automjetin tip "Peugeot" me të cilin udhëtonin dy të arrestuarit dhe ishte ndarë  në 40 pako.Ndërkohë policia e Shkodrës po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.