Italishtja gjuhë e parë e huaj në shkolla, MASH nënshkruan një marrëveshje
Ministria e Arsimit nënshkruan memorandumin e ri të mirëkuptimit mbi programin "Iliria" me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e mësimdhënies së gjuhës italiane, si gjuhë e parë e huaj, në sistemin shkollor shqiptar.Objektivi i ri i marrëveshjes dypalëshe, edhe sipas ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, është shtrirja e fushës së zbatimit të marrëveshjes në të gjithë territorin shqiptar dhe përhapjen e programit edhe në shkollat teknike-profesionale.Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes u shpreh se edhe Universitetet do bëhen pjesë e seksionit dy-gjuhësh shqip-italisht dhe se do hapen 4 qëndra për trajtimin e mësuesve të gjuhës italiane, ku në këtë mënyrë do rriten shanset për punësimin e të rinjëve shqiptarë.Duke iu referuar marrëveshjes së mëparshme të vitit 2006, ajo u zbatua në 64 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në të gjitha rrethet, duke rritur 45% numrin e gjimnazistëve të cilët kanë zgjedhur këtë gjuhë si provim shtetëror.