Aksident në Tiranë-Durrës, automjeti përplas për vdekje kalimtarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2012, 22:34
Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur mbikalimi i Fllakës,ku një autoveturë “Toyota” me targa EJA 5521 e cila drejtohej nga shtetasi Ermal Taruca rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar, të moshës rreth 60 vjeç.Ndërkaq policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë edhe shoqërimin në komisariat të drejtuesit të automjetit. Uniformat blu po punojnë për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e plotë të aksidentit.