PE diskuton për Shqipërinë, Fyle: Komisioni i dha statusin, s’plotësoi kriteret

Pas lënies jashtë për herë të tretë të shqipërisë për të qenë pjesë e BE, Parlamenti Europian diskuton progresraportin për vendin tonë. Eduard Kukan, Stefan Fyle si dhe Ministrja e Jashtme e Qipros Erato Markoullis kanë diskutuar për arritjet që ka bërë Shqipëria si dhe tre kushtet e tjera që duhet ti plotësonte për të marre statusin. Sipas Stefan Fyle, Komisioneri për zgjerim ne BE Komisioni rekomandoi statusin për Shqipërinë, por duhet që ajo të plotësohnte tre kushtte e vendosura."Shqipëria është vend i rëndësishëm në rajon. Ka bërë progres në realizimin e disa reformave, por duam të shohim më shumë përpjekje nga Shqipëria. Jo të gjithë liderët politikë në Shqipëri vendosën integrimin në krye të axhendës së tyre. Komisioni rekomandoi statusin, por kërkoi përmbushjen e tre kushteve duke nënvizuar se ato janë të qartë në atë që kërkojnë"- tha Fyle.Ndërsa sipas Eduard Kukan një test për Shqiperinë janë edhe zgjedhjet e ardhshme. Eurodeputetët i bëjnë thirrje të gjitha forcave politike të zhvillojnë fushatë dhe zgjedhje të lira e të ndershme dhe të punojnë së bashku për të përmirësuar klimën politike në vend.Por në PE nuk u lanë pa u diskutuar as deklaratat nacionaliste. Eurodeputeti Nikolaos Chountis vuri theksin tek deklaratat e fundit nacionaliste, duke kërkuar shmangien e tyre."Shqipëria të punojë për shtet ligjor, të luftojë korrupsionin. Deklaratat nacionaliste duhen shmangur. Deklaratat e Berishës kërcënojnë klimën e mire. PE të ketë një qëndrim të forte ndaj deklaratave nacionaliste” u shpreh ai.Pas debateve të sotme, rezoluta e PE-së për Shqipërinë dhe amendamentet shtesë pritet të votohen mesditën e së enjtes në ditën e fundit të seancës plenare në Strasburg.