Doda: Bashkimi kombëtar, objektiv i 100 vjetorit të ardhshëm i shqiptarëve

Ndërsa në këtë 100 vjetor ëndrra për një komb shqiptar të pavarur është një fakt i kryer, detyra e radhës për njëqind vjecarin e dytë mbetet bashkimi kombëtar. Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda e ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj deklaroi detyrë e politikanëve të të gjithë trevave shqiptare për këtë faqe të re të Shqipërisë mbetet bashkërendimi i punës për një bashkim ekonomik, shpirtëror pse jo dhe politik, për ti bërë të pavlefshëm kufinjtë territorialë.“Jemi një komb që kemi ditur të bashkohemi në momente deçisive të historisë sonë, me Lidhjen e Prizrenit, ngritjen e flamurit në Vlorë. Ndarja e Kosovës ka qenë një fakt tragjik.Deklarata e Kryeministri Berisha për dhënien e shtetësisë është një moment historik, i jep mundësi bashkimit të kombit. Kemi më shumë se gjysëm shekulli që dëgjojmë fqinjët, tokat tona, ta marrim këtë apo atë dhe ne sjemi ndjerë asnjëherë të prekur. Nuk ka rritje të frymës nacionaliste, ne skemi ndërmend të shpallim luftë me askënd, thjesht të jetojmë në trojet tona por jo të vazhdojmë të jemi të ndarë. Gjërat duhet të bëhen të kordinuara nga ne dhe Kosova, në faktin se si do të funksionojnë tregjet tona, sistemi ligjor, ka dhjetëra fusha ku mund të bëjmë unifikimin dhe ta bëjmë të pavlefshëm kufirin territorial, më pas të ardhmen e di vetëm Zoti. Ne sjemi zotër që të përcaktojmë të ardhmen e kombeve. Ne jemi një komb, ne nuk kemi etni të ndryshme, jemi shqiptarë, duhet të kemi hapje më të madhe ndaj njëri-tjetrit dhe një bashkërendim më të madh politik. Ne arritëm të sjellim një komb të pavarur në këtë 100 vjetor, ajo që na takon të bëjmë në 100 vjecarin e ardhshëm një bashkim i fortë ekonomik, shpirtëror dhe pse jo dhe politik” deklaroi Doda.Kur mbetemi tek qasjet për bashkim, por tashmë jo tek ai kombëtar por tentativa për t’iu bashkangjitur familjes së madhe europiane,  gjendemi në fazën e dështimit për të tretën herë radhazi  për marrjen e statusit kandidat. Në cilësinë edhe në nëkryetares së komisionit parlamentar të integrimit, Doda shprehet se “shuplaka” e marrë dje nga Këshilli i Ministrave europianë ishte një produkt i pastër i mosdashjes  dhe  vetëdijes së plotë të Partisë Socialiste. Për ta përforcuar më tej këtë konkluzion, Doda shton se është një demostrim i një vokacioni antieuropian të PS për të shkaktuar humbjen e radhës.“Cështja nuk është se cfarë themi ne apo PS, por cfarë tha Komisioni Europian dhe Këshilli i Ministrave lidhur me humbjen e statusit. Ishte mosdashja, një bllokim i bërë me ndërgjegje të plotë dhe vetëdije të pastër nga ana e PS  për të shkaktuar humbjen e radhës. Konsekuecat janë terësisht politike, një forcë politike që tenton të marë pushtetin dhe nuk tenton të integrojë vendin e saj në BE, ka shprehur një vokacion të pastër antieuropian.  Është demostrimi më i qartë që kjo është një forcë politike që ka ndryshuar shumë pak në këto 22 vite. Unë do i  referohesha deklaratës së fundit të Ramës, ku tha “se do fitoj në 2013, siç fitova në 2009”, cfarë tregon se nuk do të pranojë rezultatin zgjedhor, ku përtet vokacionit antieuropian shpreh edhe një  vokacion të thellë diktatorial me sistemin e demokracisë” u shpreh ajo.Deputetja Doda ka hedhur poshtë edhe pretendimet e opozitës se mosmarrja e statusit ishte produkt i të mos bërit zgjedhje konformë standardeve në vend, ku tha se PS ka tentuar vazhdimisht të vërë kushte mbi kushte, por deklaroi ajo, kërkesat e KE janë të qarta, nuk ka kushte shtesë përpos kalimit në Kuvend të tre ligjeve.“PS ka tentuar shumë herë të vëjë kushte mbi kushte sic e cilësoi presidentin si kushtin e 13, por kërkesat e KE janë të qarta, nuk ka kushte shtesë. Janë teknalitete që duke rrjedhur rrugës arrijnë të qartësohen. Në 2009 KE miratoi rezolutën që jo vetëm njohu zgjedhjet, por i vlerësoi si më të mirat e realizuara. Një nga problematikat e ngritura nga OSBE-ODHIR ishte fakti se u numëruan vonë apo herët. Megjithatë  problemet teknike nuk prekin thelbin e demokracisë. Thelbi është që humbësi duhet të njohë rezultatin dhe në Shqipëri nuk ndodhi dicka e tillë në 2009”tha më tej deputetja Doda.Ligjvënësja e PD foli edhe për 22 vjetorin e partisë së saj dhe fitoren e dhjetoristëve përballë diktaturës së egër Hoxhiste, ku e pyetur nga zoti. Sadikaj se nëse u realizuan ëndrrat e asj gjenerate ajo u përgjigj:“Sot është ditë e vecantë për të gjithë pjestarët e asaj kohe, falenderimi i parë shkon për gjithë ata studentë  të dhjetorit që kryen një mision kombëtar, jo vetëm që përmbysën diktaturën por skërkuan asgjë në këmbim. Dy kanë qenë lajtmotivet e asaj kohe: “Liri, Demokraci”, dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. U tregua që ishte një manifest politik, ajo që dhjetoristët arritën të krijonin. Kërkuan liri dhe kemi një vend që kemi lirinë politike, ekonomike, lirinë e fjalës. Kemi një pushtet që funksionon me të gjithë institucionet e saj, kemi një sistem ekonomik që ka përqafuar lirinë e tregut, i suksesshëm përballë krizës globale. Kemi një anëtarësim të Shqipërisë në NATO, lëvizjen e lirë, të gjitha hapat që kemi pasur mundësi të kemi. Është një fakt i pamohueshëm që këto hapa cilësorë janë kryer sa herë që PD ka qenë në pushtet. Kemi bërë një ecje të suksesshme” deklaroi në RTV Ora News Mesila Doda.