Qëllohet me thikë një grua në Fier, policia nis hetimet për identifikimin e autorëve

Duket se nuk ka të ndalur dhuna ndaj grave, as fjalëet e politikanëve a konferencat e shoqërisë civile nuk po japin asnjë efekt për të ndalur këtë fenoment të tmerrshëm.Pas shokut që solli keqtrajtimi i gruas 6 mujashe shtatëzënë në Korcë, një tjetër femër ka mbetur e vdekur në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbremjes së të mërkurës ku është qëlluar për vdekje me thikë në afërsi të banesës së saj Asinja Krytina 49-vjeçe.Të parët që i kanë dhënë ndihmë kanë qenë fqinjët, por edhe pse gruaja e divorcuar është dërguar në spital nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra nga thika. Ndërsa nga ana tjetër policia ka nisur hetimin për të bërë të mundur idenfikimin e autorëve të ngjarjes si dhe motivinin e vrasje së saj.Dy janë pistat kryesore që po hetojnë uniformat blu të Fierit, një është ajo për motive të dobta duke qenë se 49-vjecarja ishte e divorcuar dhe pista e dyte mbetet ajo e grabitjes.Por për të mos u larguar nga dhuna e ushtruar ndaj grave, po sot në qytetin e Korçës burri ka goditur me sende të forta duke masakruar gruan e tij e cila ishte gjashtë muajshe shtatzanë.Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen nr 9 të qytetit juglindor, ku Olsi Iljazi ka dhunuar gruan e tij 6 muajshe shtatzënë Rudina Iliazi. Menjëhërë kjo e fundit është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe sipas mjekëve ajo si dhe foshnja ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, bashkëshortin e gruas shtatëzënë të masakruar. Sipas burimeve nga policia mësohet se shkak për sherrin mes çiftit ka qenë një grindje e nuses me vjehrrën, gjë e cila nuk është pritur mirë nga 34 vjecari, i cili ka masakruar gruan 6 muajshe shtatzënë.