Egjipt, opozita fushatë kundër referendumit: Votoni me “jo”

Opozita e Egjiptit dhe Fronti i Shpëtimit Kombëtar i bënë thirrje përkrahësve të votojnë me "jo" në referendumin të draftit për projekt-kushtetutën e re.Shoqata më e madhe e gjyqtarëve tha se do të bojkotojnë referendumin dhe se ata do të heqin dorë nga mbikëqyrja e procesit. Ata theksojne se në referendumin e te shtunës nuk plotesohen 4 kushte.Opozita kërkon praninë e një gjyqtari në çdo kuti votimi për të siguruar sigurinë brenda dhe jashtë qendrave të votimit, mbikëqyrjen kombëtare dhe ndërkombëtare të votave të referendumit dhe sidomos votimet të mos kryen vetëm brenda nje dite.Gjithashtu opozita thotë se projekt-dokumenti,i mbështetur nga presidenti Mohammed Morsi dhe mbështetësit e tij, është shumë islamike.Politikan udhëheqës i opozitës dhe ish-shefi i Lidhjes Arabe Amr Moussa tha agjensisë për agjencinë lajmeve Reuters: "Ne do të votojmë 'jo'."Nderkohë egjiptianët që jetojnë jashtë vendit kanë filluar të votojnë. Ndërsa në Egjipt referendumi do të mbahet në dy raunde më 15 dhe 22 dhjetor.Islamistët te udhëhequr nga Vëllazëria muslimane e Mohamed Morsit dhe ultra-konservatorët shpërndajnë broshura duke u bërë thirrje njerëzve të votojnë "po" në referendum.Polemikat midis palëve kanë shkaktuar demonstrata masive nëpër Egjipt.