Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Liges së Kampioneve

Është hedhur sot në mesditë shorti që ka përcaktuar dy gjysmë finalistet e Ligës ë Kampionëve.Galaktikët e Reali të Madridit do të presin në takimin e parë ne Santiago Bernabeu më 22 Prill kampionët në fuqi të Europës Bajernin e Mynihut, një përplasje që do të shohë përballë dy nga favoritët kryesor për të fituar titullin. Guardiola do të rigjejë përsëri në rrugën e tij Realin e Madridit pasi më parë e pat eliminuar kur drejtonte Barcelonën, nga ana tjetër Carlo Ancelotti do të ketë mundësinë të arrijë për herë të 4-t në karrierën e tij në Finalen e Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 30 Prill në Allianz Arena te Mynihut.Gjysmë finalja tjetër do të shohë përballë Chelsea-n e Jose Mourinhos dhe surprizen e këtyre gjysmë-finaleve Atleticon e Madridit.Një sfidë emocionuese ku përballë do të shohim dy prej tranjerëve më të mirë në botë, Diego Pablo Simeone dhe Jose Mourinho.Ndeshja e parë do të luhet në Vincente Calderon më 23 Prill ndërsa takimi i kthimit i cili pritet edhe të vendosë se kush do të shkojë në finale do të zhvillohet në Stamford Bridge një javë më vonë, pikërisht me 29 Prill.Mbetet për tu parë nëse portieri i Madrilenëve Thibaut Courtois do të luajë në dy takimet me londinezët, pas një klauzole në kontratën e tij që i ndalon të përballet më blutë kryeqytetas.Finalj do të luhet më 24 Maj në stadiumin " Da Luz " të Lisbonës.