Militon "braktis" Interin
Një tjetër hero i sezonit të Tripletës do të largohet nga Inter. Sipas mediave argjentinase, Diego Milito është shumë pranë transferimit në Racing Club Avellaneda. Klubi nga Amerika e Jugut duket se e ka bindur numrin 22 të zikaltërve, duke i ofruar një kontratë që ka të përfshirë opsionin që ai të bëhet drejtor sportiv i klubit, pas përfundimit të karrierës si futbollist.Babai I Diego Militos ka konfirmuar kalimin e tij në Argjentinë."Ai I është gati të kthehet në Argjentinë. Ai luan prej 10 vjetësh në Europë. Unë e njoh Rasingun për sezonin e ardhshëm pasi po ndërton një skuadër të madhe, dhe për këtë arsye po kërkon shumë lojtarë në Europë për tu kthyer në Argjentinë"Në javët e ardhshme në Itali do të zbarkojnë edhe presidenti I Avellanedës, Viktor Blanko për të mbyllur tratativat.Ndërkohë, misioni i parë i Militos do të jetë të bind shokun e skuadrës së tij, mbrojtësin Valter Samuel që t'i bashkohet në Racing. Milito ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me Interin por skuadra milaneze nuk ka arsye që t'ia vazhdojë qëndrimin duke pasur parasysh problemet fizike, moshën e tij dhe lojën aspak të mirë në këtë sezon.