Zidane kërkohet për trajner te Monako
Zinedine Zidane, aktualisht ndihmës i Carlo Ancelottit te Real Madridi, është futur në axhendën e Monacos, për ta udhëhequr nga sezoni i ardhshëm. Sipas lajmeve të publikuara nga e përditshmja franceze, L'Équipe, ekipi nga Principata po planifikon t'ia propozojë ish futbollistit francez idenë që ta zëvendësojë Claudio Ranieri, i cili sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë trajner i Monacos nga sezoni tjetër.Dimitri Ribovlev, president i Mónacos, po mendon për ndryshime për sezonin tjetër. Miliarderi rus është i vendosur që sezonin tjetër ekipi francez të jetë i suksesshëm, si në Ligën e parë, dhe në Ligën e Kampionëve, ndaj po mendon për një revolucion, si në shtabin teknik, ashtu edhe në skuadër. Transferimi i treshes milionere, Falcao, James Rodríguez e Moutinho, mund të jenë të pamjaftueshëm, prandaj Monaco po mendon edhe për blerje tjera të mëdha këtë verë.E për t'i drejtuar në mënyrën e duhur, Zizu konsiderohet si personi ideal. Gjatë këtij sezoni ai ka bërë një punë mjaftë të mirë te Reali. Tani i përket legjendës franceze të vendos nëse dëshiron të mbetet si zëvendës i Ancelottit apo të bëhet shef te Monaco.