FinInvest 50 milion euro për Milanin
Kompania që kontrollon financat e klubit të Milanit do të derdhe ne arkat e këtij të fundit plot 50 milion euro.Nga sa mësohet nëpërmjet medieve italiane kjo shifër nuk do të investohet në merkato për të sjellë në Milano lojëtarë cilësorë por do ti duhet klubit kuq e zi për të mbuluar humbjet dhe për të kompensuar paratë që Milani nuk do të përfitoj sezonin e ardhshëm pasi nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.FinInvest është një kompani që kontrollohet nga familja Berlusconi, fakt që tregon se presidenti i Milanit ka akoma dëshirë të investojë për klubin kuq e zi.Klubi i Milanit përfitoi këtë sezon nga pjesëmarrja në Champions League plot 40 milion euro, shifër që sezonin e ardhshëm nuk do të përfundoj më në llogarinë e klubit duke u cilësuar si deficit ekonomik, për këtë ndërhyrja e Berlusconit për të ekuilibruar bilancet shihet si një hap i rëndësishëm drejt ringritjes së klubit italian.Ndërkohë Barbara Berlusconi është në kërkim të investitorëve, ku duket se në një fazë të mirë janë bisedimet me kompaninë Fly Emirates.Ditë më parë u spekulua se manjati nga Singapori Peter Lym ishte i gatshëm ti ofronte klubit kuq e zi 300 milion euro për 30% të aksioneve, spekulime që nuk gjetën asnjë konfirmim tek drejtuesit e Milanit.