Kurtua nuk do të luaj ndaj Chelseat

Tibaut Kurtua nuk do të luajë për Atletico Madridin nëse skuadrës spanjolle i bie të luajë ndaj Chelseat në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, është shprehur presidenti i klubit, Enrique Cerezo. Courtois është huazuar tek klubi madrilen që kur ka nënshkruar me Blutë e londrës në verën e vitit 2011, duke fituar Europa League, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Evropës.Këtë sezon, ai ishte një lojtar i rëndësishëm për sukseset e Atleticos, e cila udhëheq në La Liga dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Championsit, duke eliminuar Barcelonën të mërkurën mbrëmje. Edhe pse nuk ka asnjë nen i cili ia ndalon atij të luaj ndaj Chelseat, Atleticico nuk do ta hedh në fushë, nëse luan me klubin londinez, pasi do të duhej të paguante klubit anglez 8 milionë paund."Nëse na bie të luajmë me Chelsea-n, Kurtua nuk do të luajë. Është një shumë të cilën nuk mund ta paguajmë", ka thënë Cerezo.Kurtua spekulohet se mund të kthehet në Stamford Bridge, por ai kërkon garanci se do të luaj në formacionin bazë, por këtë gjë nuk mund ta bëjë Chelsea, pasi Piter Çeh po vazhdon te këtë një formë të jashtëzakonshme. Në vendin e tij do të jetë Arazubia, ish portieri i Deportivos dhe Atletiko Bilbaon.