Paul Pogba objektivi numër një i PSG

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve klubi i PSG ka filluar të mendojë se si të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.Objektivi kryesor i klubit parisien mbetet mesfushori francez i Juventusit Paul PogbaPresidenti i kryeqytetasve deklaroi pas ndeshjes me Chelsea-n se nuk kish patur asnjë kontakt me lojtarin e bardh e zinjve, kjo në fakt nuk do të thotë asgjë.Nga burime pranë tij mësohet se presidenti i PSG ka filluar të kontaktojë më menaxherin e lojtarit. Dihet tashmë se menaxheri i njohur Mino Raiola kur vjen puna tek parat nuk bën hapa prapa dhe tregohet gjithnjë i gatshëm për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm.Spekulohet se drejtuesit e parizienëve ja kanë lënë pikërisht Raiolës detyrën për të transmetuar interesin e tyre për Pogban tek drejtuesit e Juventusit.Pak ditë më parë drejtori sportiv i " Zonjës së Vjetër " Giuseppe Marotta pat deklaruar se nuk e kanë në plan shitjen e francezit." Gjithcka do të vlerësohet, por nuk kemi ndërmend të largojmë asnjë lojtar, ne jemi një klub që si parim kemi afrimin e lojëtarëve cilësor dhe jo largimin e tyre " u shpreh drejtuesi i Juventusit.Megjithëatë nga burime pranë klubit bardh e zi mësohet se Pogba mund të lëvizë vetëm nëse oferta për kartonin e tij do ti kalonte 50 milion eurot.Të gjithë e dimë që ana financiare është problemi më i vogël për presidentin e PSG Nasser Al-Khelaifi.