Milan e Inter një derby për Europën

Dikur dy skuadrat e qytetit të Milanos luftonin për titull ose për një vend në Ligën e Kampioneve ndërsa këtë sezon dy gjigandët e futbollit italian po konkurojnë për një vend në Europa League, kjo tregon më së miri se sa zhgënjyes ka qënë ky kampionat për këto dy skuadra.Në javët e mbetura Interi ka një kalendar më të vështirë në letër ndërsa kuq e zinjtë duken më të favorizuar pasi impenjimet që kanë në këto 6 javë janë më se të kalueshme.Me githë atë skuadra e Mazzarrit na ka treguar se përvec problemeve, në momente të caktuara di të fitojë edhe në fusha të vështura ashtu si ndodhi në Firenze, ndërsa Milani ka shënuar një rritje të ndjeshme në këto javët e fundit duke e bërë këtë derbi për Europën e Vogël mjaft tërheqës.Përsa i përket dy tranjerëve situata ndryshon, Seedorf duket mjaft i qetë në stol teksa udhëzon lojtarët e tij, komplet ndryshe është situata në stolin e Interit ku trajneri Mazzarri duket tej mase i tensionuar per gjatë gjithë takimit.Në 6 takimet e mbetura dy teknikët do të luajnë edhe të ardhmen e tyre në stolet respektive.Një tjetër duel do të jetë ai mes Mauros dhe Marios, dy sulmuesët e rinj do të kërkojnë ta mbyllin sa më mirë këtë sezon, Icardi është në një formë të shkëlqyer ndërsa Balotelli do të tentojë të paraqitet sa më mirë për të shkuar në Brazil me maksimumin e formës.Kujtojmë se Interi për momentin ka 5 pikë më shumë se Milani në renditjen e kampionatit italian, kur është për tu luajtur edhe përballja direkte mes tyre.