Bayerni vazhdon rrugëtimin në gjysmëfinale
Nuk ka patur asnjë surprizë në ndeshjen tjetër të Ligës së Kmapioneve pasi Bayerni ka arritur të fitoj 3-1 ndaj Manchester United për ët kaluar në gjysmëfinale. Ashtu siç pritej bavarezët luajnë mjaftë qetë në pjesën e parë dhe janë të kujdesshëm në lojën e tyre dhe shfaqen të rrezikshëm në portën e De Geas që ka vendosur përpara tij një murë të vërtet. Arjen Robben, Frank Ribery e Toni Kroos tentuan në disa raste me goditje nga distanca por nuk arritën të zhbllokojnë rezutatin. Fraksioni parë I ndeshjes do të mbyllej në baraim të bardh.Kampionët në fuqi të europës në pjesën e dytë do të vazhdonin dominimin në synimin e tyre që të mbrojnë trofeun për këtë sezon por përballë tyre u shfaq një tjetër United. Në minutën e 57-të Antonio Valencia pas një harkimi nga e djathta gjeti Evran që me një bomb me të majtën e la të shtangur Nojerin. Gëzimi i djajve të kuq nuk do të zgjaste as një minutë pasi kroati Mario Madzukic do të barazonte gjithcka pas një goditje me kokë. Bavarezët morën frenat e lojës dhe pas një pasimi të Robben Tomas Myler e kishte të thjeshtë ta shtynte topin në rrjetë. Shpresat për një kualifikim të mundshëm Unitedit I sfumoi plotësisht Robben që shënoi golin e tretë në minutën e 75-të pas një goditje nga distanca. 10 minuta nga fundi në fushë hyri edhe talenti Januzaj por nuk mundi të lërë gjurmë në pak minutat e aktivizimit. United kështu mbrëmë është përshëndetur edhe nga Champions League duke treguar se po kalon një sezon për tu harruar gjithsesi paraqitja ndaj Bayernit duhet vlerësuar me nota pozitive