Valentino Rossi : Do bëjmë maksimumin për të qënë sa më Kompetitivë
Shtatë herë kampioni i botës ne moto GP Valentino Rossi tregohet optimist në prag të çmimit të madh të Teksasit.Doktori i cili në garën e parë të sezonit në Qatar u pa të luftonte me Marquez për vendin e parë u shpreh i kënaqur me gjendjen aktuale të Yamahës së tij." Në Qatar ishte një garë e bukur, kisha kohë që nuk argëtohesha aq shumë. Në Austin do të jetë shumë e rëndësishme të konfirmojmë gjithçka të mirë që bëmë në Doha, nuk e kemi patur asnjëherë të lehtë këtu në Teksas dhe shpresoj që kjo gjë të ndryshoj këtë fundjavë. - u shpreh piloti i YamahësMë pas " Doktori" foli edhe për formën e tij aktuale dhe për diferencë me motorin Honda." Për mua është shumë e rëndësishme të kuptoj nëse në planin personal jam përmirësuar apo jo, kjo është një pistë shumë e gjatë kështu që do më duhet të punoj shumë për ti qëndruar sa më afër vendeve të para. Këtu në Austin motorrët Honda gjithmonë kanë patur një avantazh duke qënë shumë të shpejta në vijë të drejtë, të shohim cdo të ndodhë këtë rradhë.Në fund Rossi u shpreh edhe rreth kushteve klimaterike duke thënë se një shi i mundshëm nuk do ta favorizonte aspak Yamahën.Valentino Rossi është në vitin e tij të 12 në Moto Gp dhe me atë paraqitje që dhuroi në Qatar mund të jetë një ndër kandidatët kryesor për fitmin e titullit kampion