Brazil, nën hetim fondacioni bamirës i Ronaldinjos

Skandalet financiare nuk kanë të sosur në futbollin botëror.Drejtoria e auditimit në gjykatën e Rio de Zhaneros ka bërë publike hetimet për veprimtarinë e Instititutit të Ronaldinjo Gauço, fondacion i lojtarit të Atlético Mineiro. Hetimet kryen për keqpërdorim të fondeve publike.Akuzat janë mohuar nga familjarët e Ronaldinjos, ndërsa, sipas dokumenteve të lëshuar për Radio Gaúcha, abuzimi flet për shifra rreth 725.000 dollarësh.Kontrata i referohet një marrëveshjeje mes Alcaldía de Porto Alegre, kryeqytet i Río Grande do Sul, dhe institutit Ronaldinjos Gaúcho në periudhën 2007 e 2010, për të zbatuar tre projekte, të fokusuara te fëmijët e varfër të qytetit, aty ku e ka prejardhjen edhe ish futbollisti i Barcelonës dhe Milanit.Vlera totale e kontratës së nënshkruar kapte shifrën e 2,37 milionë dollarëve, por një pjesë e fondeve të destinuara për t'i paguar profesorët, koordinatorët, ushqimi dhe sigurimi i transportit, ishin zhdukur.Vëllai i Ronaldinjos, Roberto de Assis Moreira, është shprehur se nuk ka pasur keqpërdorim të fondeve.Sipas versionit të Assis, investimet totale të projektit ka kapur shifrën e 3,65 milionë dollarëve.