Juventus kalon në gjysmëfinale të Europa League

Kampionia e Italisë, Juevntus nuk ka dhuruar asnjë surprizë dje teksa ka formalizuar kalimin për në gjysmëfinale të Europa League pasi ka fituar me vështirësi edhe ndeshjen e kthimit. Bardhezinjtë kanë fituar 2-1 dhe i janë falur një magjie të Pirlos dhe një goli me fat të Markizios.Antonio Konte vendos të hedh në fushë nga minuta e parë Vucinic për të mbështetur Tevez, ndërkohë që në mesfushë Pogba lihet pushim pas rikthimit të Vidal. Vendasit e nisën në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen teksa në minutën e 3-të Tevez në afërsi të zonës fiton një fall të cilën e ekzekuton në mënyrë mjeshtërore ai që i ka si penallti të tilla goditje.Pirlo e dërgon topin në cepin e portierit Lopes duke mos i dhënë asnjë shans reagimi. Me kalimin e minutave francezët do të bëheshin më këmbëngulës dhe do të shfaqeshin më rrezikshëm në portën e Buffon. Pas një aksioni të gjatë Briand në minutën e 18-të do të barazoj rezultatin. Me gjithë përpjekjet e Juventusit pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1-1.Fillimi I pjesës së dytë është sërish më i mirë për Lionin që e vendos në vështirësi  Juven me aksionet e shpejta. Vucinic jashtë forme do të zëvendësohet nga Jorente dhe menjëherë loja e bardhezinjve do të marr një tjetër ritëm. Në minutën e 68-të Markizio lëshon një goditje nga distanca e cila devijohet nga Umtiti duke lënë të shtangur Lopes. Në minutat në vijim nuk do të kishte më histori pasi Juventus ka siguruar kalimin për në gjysmëfinalen e Europa Ligë duke u bërë skuadra e parë italiane që kalon në këtë fazë që kur ka marr këtë emër ky turne.