Atletiko gjunjëzon Barcelonën, kalon në gjysmëfinale
Atletiko Madrid ka realizuar një mrekulli duke shkruar hisotirnë pas 40 vjetësh për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Skuadrës që drejtohet nga Diego Simoene I ka mjaftuar vetëm një gol I Kokes për të vulosur kualifikimin ndaj një Barcelone sterile dhe shuëm të paqartë në fushë.Për tu shkuar në finale Los Kolkoneros I majtonte edhe një barazim I bardh por nuk mendon kështu "El Cholo' I cili që në minutat e para hedh në fushë një skuadër që kërkon me ngulm golin. Në minutën e katërt Adrian i aktivizuar vend të Diego Kostës tregon menjëherë instiktet e sulmuesit teksa godet shtyllën. Aksioni Viijon me Vijën që jep një krosim në zonë dhe më pas përfundon në këmbët e të riut Koke që e ka shumë të thjeshtë ta dërgoj në rrjet.Edhe pse ishte në avantazh Atletiko zhvilloi një lojë të hapur me shumë raste dhe në minutën e 11-të do të godiste shtyllën me David Vijën. Barcelona do të bëhej e gjallë pas një rast të Lionel Messit I cili gjendet I vetëm në zonë por nuk mundi ta dërgoj topin në rrjet. Në krahun tjetër është sërish David Vija që pas një depërtimi në zonë do të godiste tranversën , një mbrëmje e pafat për ish lojtarin e Barcelonës. Dominimi i Atletikos filloi deri në përfundimin e pejsës së parë ndërsa blaugranët mundohen të imitojnë skuadrën e Simeones teksa e nisin me shumë vrullë pjesën e dytë.Tibaut Kurtua u bë heroi i Los Kolkoneros teksa ndal mrekullisht Neymar ndërsa më pas I falet fatit pasi Ksavi e dërgon topin mbi traun e portës. Miqtë morën frenat e lojës me kapitenin Ksavi që në minutën e 60-të do të ishte sërish pranë golit. Shënuesi në ndeshjen e kaluar Diego kishte një rast të pastër pas 5 minutash me Pinton që detyrohet të bëjë mrekullinë. Gjashtë minuta më vonë Gabi pati mundësinë më të mirë që ti jepte fund takimit. Ai u gjend I vetëm përballë Pintos por portieri i Barcelonës grushtoi topin që përfundoi jashtë. Neymar rrezikoi edhe një herë për katalanasit në minutën e 78, por goditja e tij me kokë nuk ishte e saktë drejt portës.