Europa League, kualifikohen Sevilja, Valencia dhe Benfika

Një biletë për në gjysmëfinale të Europa League kanë arritur edhe Sevilja, Valencia dhe Benfika. Skuadra spanjoll e Seviljas ka arritur të përmbys gjithcka nga ndeshja e parë duke shkatërruar Porton.Vendasit fituan 4-1 ndaj skuadrës Portugeze që ishte në një mbrëmje për tu harruar. Porto në fakt ishte një ndër suadrat më të rrezikshme të kësaj fazë dhe shihej si rivalja më e enjë për në finale e "Juventusit Stadium" për bardhezinjtë. Kjo gjë nuk ndodhi pasi përballë ishte një Sevilja e frikshme që si ndaj Betis duket se në ndeshjen e dytë gjen ritmin e duhur.Vendasit e nisin mjaft mirë ndeshjen teksa shënojnë që në minutën e parë me Rakitic. Sevilja do të shënonte edhe një gol tjetër mëpas me Vitolon që përfiton nga vendosja e gabuar e mbrojtjes mike. Në pjesën e parë ekipi spanjoll do të shënonte edhe një tjetër gol me Bakën.  Pjesa e dytë e ndeshjes ishte disi e vështirë për Seviljan që mbeti me 10 lojtarë por kjo nuk e pengoi të shënonte golin e  katërt me Gameiron ndërsa miqtë mjaftohen vetëm me një gol nderi në minutën e dytë shtesë të Kuarezmës.Valencia ndërkohë ka bërë një përmbysje të madhe ndaj Bazelit duke fituar 5-0 pas kohës shtesë. Zvicerianët nuk arritën të ruajnë fitoren 3-0 të ndeshjes së parë duke u mudnur me të njëjtën rezultat në kohën e rregull. Për skuadrën spanjolle Alkaser do të shënonte dy gola dhe një Vargas. Ndërsa në shtesën prej 15 minutash Valencia do të shënonte edhe dy gola të tjerë me Alkaser që shënon tripletën persoanle dhe Bernat dy minuta nga fundi. Lojtari i kombëtares sonë Taulant Xhaka është aktivizuar për 120 minuta.Benfika ka mundur sërish Alkmarin, këtë herë 2-0. Portugezët janë kualifikuar lehtësisht për në gjysmëfinale pasi ndeshjen e aprë e kishin fituar me rezultatin 1-0. Sulmuesi Rodrigo ishte heroi i skuadrës portugeze pasi shënoi dy gola.