Revoltohet Sampaio: Nuk po marr vlerësimet e duhura
Trajneri i partizanit, Sampaio ka folur përpara ndeshjes ndaj Teutës në Konferenc për shtyp. Portugezi është shfaqur polemizues ndaj specialistëve dhe medieve për punën e tij te skuadra e kuqe."E di që shumë njerëz në Shqipëri nuk e pëlqejnë pozicionin ku unë jam. Deri para një jave asnjë nuk më vlerësonte duke thënë se unë jam vetëm një përgatitës atletikë. Unë e di se në Shqipëri ka trajner me eksperienc port unë kam punuar me një ndër 10 trajnerët më të mirë në botë. Jur keni ndonjë trajner që ka drejtuar ndonjë skuadër në Champions League? Të gjithë kapen me eksperiencën time. Si trajner i ndoshtra nuk kam eksperiencën e duhur por besoj duke qenë pranë trajnerëve të mëdhenj , kam mësuar dicka. Nuk dua të më vlerësoni vetëm mua por duhet të flisni mirë për Partizanin. Me atë cfarë po bëjmë me lojtarët e rinjë që pozhvillojnë një kampionat mjaftë të mirë"Më tejn tekniku i Partizanit u ndal edhe tek ndeshjet e ardhshme ku synon një rekord personal."Sigurisht që po nuk humbëm asnjë ndeshje, do të jetë rekordi im personal sepse është puna im e parë si trajner. Të gjithë lojtarët do ti shohim ndeshje pas ndeshje. Nuk duam të humbim. Dua të vazhdojmë të fitojmë e thyejmë. Nqs më pyesni për europën duhet ti marrim ndeshjet një e nga një. Ne kërkojmë të bëjmë gjithmonë më të mirën. Për ne cdo ndeshje është finale"Nqë fund Sampaio flet edhe për grupin e lojtarvedhe për ardhmen e Partizanit."Kam folur me lojtarët për mënyrën e lojës dhe mendoj se në ndeshjet e fundit ne nuk kemi qenë Partizani që ne njohim. Duhet të jemi të përqendruar dhe të mos mendojmë se vetëm emri I Partizanit mund të fitojë ndeshjet. Nuk është se pëlqej dikë më pak apo kam njohje me dikë un hedh në fushë lojtarët që i përshtatenen më shumë lojës së skuadrës. Ai që mendoj se ndihmon skuadrën ai do luaj më shumë se dikush tjetër. Kam në plan të flas me presidentin për projektin e sezonin e ardhshëm. Nuk besoj se Partizani ka nevojë për shumë ndryshime por mendoj se dicka duhet të lëviz".