Historia e viteve të fundit tregon se ai që eliminon Barcelonën në fund kurorëzohet Kampion i Europës

Historai e viteve të fundit në Ligën e Kampionëve n a ka përballur me një fakt të sigurtë, elimino Barcelonën dhe mund të shkosh i qetë drejt triumfit.Gjithcka filloi në Champions League-n e vitit 2007-2008, skuadra e Manchester United e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo eliminoi Barcelonën në gjysmë finale dhe u kurorëzua kampion Europe në Moskë përballë Chelsea-t.Në vitin 2010 ishin zi kaltrit e Mourinhos të cilët pasi mposhtën 3-1 blaugranat në Milano, arritën ti bënin ballë sulmeve të një pas njëshme të katalanasve ne Camp Nou, duke u dorëzuar vetëm në një rast dhe duke shkuar në finale përball Bajernit. Në Madrid 2 golat e Militos do ti rikthenin Interit trofeun e Champions League pas 45 vitesh.Gjysmë finalja e sezonit 2011-2012 do të shihte përballë Chelsea-n e Abramovich dhe Barcelonën e Messit dhe Guardiolës. Në Stamford Bridge ivoriani Drogba i jep fitoren londinezve, në ndeshjen e kthimit një gol i brazilianit Ramirez e mbërthen rezultatin në 2-2 që do të thotë finale për Chelsea-n. Përballë Bajernit të Mynihut në Allianz Arëna ishte Drogba që barazoi në fund golin e shënuar nga Muller, më pas goditjet e penalltive i sollën londinezëve titullin e parë kampion Europe të historisë së tyre.Rasti më i fundit është ai i sezonit të shkuar. Skuadra bavareze shkatërron katalanasit në të dyja takimet e gjysmë finales, 4-0 në Mynih dhe 3-0 në Camp Nou, më pas goli i Robben në finalen e "Wembley"-t përballë Dortmundit i dhuroi Bajernit triumfin e 5-të në Champions League.Nëse historia përsëritet edhe këtë sezon atëherë duket se skuadra e Atleticos së Madridit po shkon e sigurtë drejt triumfit në Ligën e Kampionëve.