Mourinhio përgëzon skuadrën, Blanc pranon humbjen

Trajneri i Chelsea-t, Jose Mourinho është shprehur se skuadra e tij e meritoi kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2:0 ndaj Paris Saint-Germain në “Stamford Bridge”. Klubi londinez humbi ndeshjen e parë me rezultatin 3:1, por përmbysi gjithçka dhe siguroi kualifikimin falë golave nga Andre Schurrle dhe Demba Bas."Kemi provuar formacione të ndryshme në stërvitje ndaj futbollistët e dinin se çfarë duhet të bënin në cdo pozicion", deklaroi Mourinho pas ndeshjes."Besuam deri në fund për kualifikimin dhe më e rëndësishmja ishte që të shënonim që në pjesën e parë. Domuinuam ndeshjen dhe në pjesën e dytë me gjithë zotërimin e madh të topit nuk arritëm ti afroheshim shumë zonës kundërshtare.Në fund ka një koment edhe për autorin e golit të kualifikimit."Demba Ba shënoi një gol vendimtar për ne. Ne e merituam kualifikimin në gjysmëfinale" - përfundoi intervistën pas ndeshjes Murinjo.Trajneri i PSG, Blanc është shprehur pas ndeshjes se skuadra e tij bëri maksimumin ndaj Chelseat por në fund u detyrua të skualifikohet vetëm 3 minuta nga fundi."Zhvilluam një ndeshje dhe tentuam të bëjmë lojën tonë ndaj një skuadre të madhe. Në krahasim me Chelsean ne na mungon eksperienca në Ligën e Kampioneve. Na mungoi Ibrahimovic pasi është në prej lojtarëve më të mirë dhe tashmë por presim që të kthehet sa më shpejtë në fushë "deklaroi pas ndeshjes Blank.