Thohir kërkon Mourinhon te Inter
Presidenti i Interit, Erick Thohir është duke u munduar për të sjellë në pankinën e skuadrës së tij, trajnerin portugez të Chelseat, Jose Mourinho, shkruajnë italiane të enjten. Mourinho me Interin ka fituar tre trofe e mundshëm në vitin 2010, Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë. Menjëherë pas triumfit në Ligën e Kampionëve, ai deklaroi se do të largohej dhe do t'i bashkohej Real Madridit.Mourinho verën e vitit të kaluar u kthye te Chelsea, ndërsa skuadra e tij është në garë për titullin në Premier League dhe gjithashtu gjendet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Presidenti i Interit, Thohir është duke planifikuar për një të ardhme pa trajnerin Valter Mazzarri, me të cilin nuk është i kënaqur. Kujtojmë se Murinjo është shprehur se një ditë do të kthehet sërish te zikaltrit por nëse do të ndodh që në sezonin e ardhshëm është e vështirë për ta imagjinuar. Inter nuk do të ketë mundësinë të luaj në Ligën e Kampioneve dhe kjo është një pengesë e madhe.Ndërkohë Mourinho të enjten është gjobitur nga Federata e Futbollit e Anglisë me 8.000 paund për sjelljen e tij në humbjen 1:0 të Chelseat ndaj Aston Villas. Mourinho në minutën e 90-të të ndeshjes hyri në fushë për të protestuar tek arbitri.