Guardiola i lumtur, Moyes kritikon skuadrën e tij
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka lavdëruar ekipin e tij që mposhti Manchester Unitedin me rezultatin 3:1 në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve."Nuk është asnjëherë lehtë kundër një skuadre angleze", deklaroi Guardiola pas ndeshjes."Ata luajtën mjaftë mirë dhe shfaqën një lojë me kundërsulme të shpejta, duke na lënë hapësira për të manovruar. Evra shënoi një gol të bukur, por ne u përgjigjëm menjëherë. Jam shumë krenar për ekipin tim. Gjatë gjithë ndeshjes kemi sulmuar dhe për asnjë moment nuk jemi mbrojtur. Dominuam në një ndeshje shumë të vështirë.". Ndërsa mesfushori Arjen Robben dha një mesazh të qartë: "Objektivi ynë është të shkojmë në finale, duam të mposhtim çdo kundërshtar me të cilët do të përballemi".Trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes u shfa aspak I pakënaqur nga pësimi I dy golave të shpëjtë pas shënimit të golit të avantazhit ku djajtë e kuq pësuan dy gola Brenda pak minutash"Nëse jeni një nxënës, atëherë duhet të mësohesh të mos pësosh gol menjëherë pasi shënon", deklaroi Moyes pas ndeshjes."Ne kishim përvojë të mjaftueshme në fushë për të mos lejuar që të ndodh kjo gjë. Jam i kënaqur në përgjithësi nga loja e skuadrës, por na kushtuan shumë disa gabime në fund. Në përgjithësi zhvilluam një ndeshje të mirë dhe në përjashtim të minutave kur pësuam dy gola kemi qenë në lartësinë e duhur. Kundërshtari arriti të shfrytëzoj mundësitë e arta që në vet ja dhuruam me gabimet që bëmë"