Barcelona, fundi i një epoke

Pas humbjes me Bayern Munchen vitin e shkuar, një pjesë e mire e njerëzve menduan se epoka e Barcelonës kishte përfunduar, por pas eliminimit që skuadra e Martinos pësoi mbrëmë përballë Atleticos jemi të sigurtë se epokës së Tiki Takës i ka ardhur fundi.Duke i shtuar këtu edhe dënimin e FiFA-s duket se kohë të vështira i presin tifozët blaugranaKatalanasit u eliminohen në çerek-finalet e Ligës së Kampionëve pasi patën arritur gjysmë-finalet për 6 sezone radhazi.Mbyllet një periudhë e artë për një skuadër që triumfoi në të gjitha kompeticionet. 2 herë fituese e Ligës së Kampionëve, 4 herë kampion i Spanjës, 2 herë triumfuese në Copa Del Rey, dhe po ashtu fitues i dy botërorëve për klube. Skuadrës që kontrollonte cdo kundërshtar skuadrës që mbante topin për më shumë se 3 të 4 e lojës duket se i ka ardhur fundi.Mbrëmë në Madrid skuadra e Simeones komandoi lojën për gjatë gjithë takimit dhe rastet për shënim të Barcelonës ishin mjaft të pakta, shumë larg atij ritmi loje që i bëri të famshëm, dje katalanasit u kthyen ndoshta përfundimisht në tokësor të thjeshtë.Klubi blaugran duhet të filloj që tani të mendojë për rindërtimin e një skuadre që në të ardhmen mund ti dhurojë emocione të gjithë botës së futbollit ashtu si bëri Barcelona e drejtuar nga Guardiola dhe e udhëhequr në fushë nga futbollistë të kalibrit të Xavit, Iniestës apo Leo Messit.Kur mendon se kësaj epoke te lavdishme po i vjen fundi, cfarë përjeton është një mix emocionesh, të hidhërohesh sepse ndoshta nuk do të vijë më rasti të dokumentosh mënyrën me spektakolare të të luajturit futboll, apo të lumturohesh sepse ke jetuar në epokën e skuadrës më të madhë të të gjitha kohërave.